ANGLI – 10 persona janë shtruar në spital pas disa të shtënave në zonën Moss Side në qytetin e Machester në Angli.

Policia e qytetit tha se të plagosurit morën plagë të shumta gjatë të shtënave, shkruan BBC.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit gjatë një festivali në Caibbean Carnival, që kishte përfunduar disa orë më përpara.

“Aktualisht në spital janë disa të lënduar që po trajtohen për plagë të ndryshme, por fatmirësisht asnjë nuk duket të jetë në rrezik për jetën,” tha një oficer policie.

“Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë ekzaktësisht se çfarë ndodhi në incident dhe kush ishte përgjegjësi për një sulm të tillë të rrezikshëm”.

Policë ekstra do të patrullojnë zonën gjatë ditëve të ardhshme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: