BERLIN – Gjermania është tronditur nga një shpërthim këtë të martë. BBC raporton se një makinë e mbushur me eksploziv ka shpërthyer në qendër të Berlinit. Sipas policisë gjermane, drejtuesi i makinës, ka mbetur i vdekur.
“Një Passat Volkswagen ka shpërthyer në Bismarkstrasse, teksa ishte në lëvizje”, – bëri të ditur policia e Berlinit.
Shoferi vdiq nga plagët e rënda, para se të mbërrinte ambulanca.
“Hetuesit tanë besojnë se ishte një mjet shpërthyes që ka shkaktuar ngjarjen. Zona është vendosur në perimetër sigurie dhe hetimet po vijojnë”.
Policia ka njoftuar banorët e zonës të qëndrojnë në banesa dhe të evitojnë qarkullimin.
“Dyshojmë se bëhet fjalë për një vrasje.” –deklaroi prokurori Martin Steltner, duke konfirmuar se ngjarja nuk ka lidhje me terrorizmin.
Një zëdhënës i policisë së Berlinit konfirmoi se shoferi që ka humbur jetën, ka një të kaluar si emigrant. Edhe policia konfirmoi se sipas hetimeve paraprake, pista e sulmit terrorist është përjashtuar.
Ndërkohë, sipas informacioneve të Bild, makina që ka shpërthyer ishte në pronësi të një gruaje me mbiemër turk.
(d.b/er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: