Të paktën tre persona janë qëlluar me armë jashtë festës së këngëtarit me famë botërore, Justin Biber.

Ngjarja ka ndodhur në restorantin “The Nice Guy”. Mediat e huaja shkruajnë se fillimisht ka ndodhur një sherr mes disa personave që më pas degjeneroi deri në përdorimin e armëve.

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey, u fotografuan duke bërë një dalje të nxituar nga restoranti.

Këngëtari po organizonte një festë të mbushur me të famshëm pas performancës

Si pasojë e kësaj zënke janë plagosur tre burra të moshës 19, 24 dhe 60 vjeç.

Nga vendi i ngjarjes janë transportuar në spital 19-vjeçari dhe 60-vjeçari. 24-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është dërguar në spital.

Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por raportohet se të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut dhe ndodhen në një gjendje të qëndrueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb