FRANCE – Një person është qëlluar për vdekje nga ushtarët në Francë pasi sulmoi me thikë kalimtarët.

Ngjarja ndodhi në stacionin kryesor hekurudhor të qytetit të Marsejës “Saint Charles” mesditën e sotme.

Personi i armatosur ka vrarë me thikë dy kalimtarë, bëri me dije prefektura lokale.

Policia ende nuk ka zbuluar motivet që e shtynë agresorin drejt këtij veprimi, madje as nuk është identifikuar ende.

Sulmuesi gjithashtu plagosi edhe persona të tjerë. Ministri i Brendshëm, Gerard Collomb, do të udhëtojë menjëherë drejt Marsejës, lajmëroi zyra e tij.

Policia ka evakuuar stacionin duke bllokuar hyrje daljet.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb