GJIROKASTËR

Momente paniku në Gjirokastër teksa një makinë është përfshirë nga flakët. Gazetarja Brikena Meta raportoi për “BalkanWeb” se mjeti tip “Ford” me targa AA246PT ishte i parkuar para Pallatit të Sportit Gjirokastër, kur ka marrë flakë papritur.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve mundësoi shmangien e përfshirjes nga zjarri edhe të automjeteve të tjera të parkuara. Sipas policisë ka qenë masë elektrike në makinë shkaku i zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb