Një alarm për bombë është dhënë ditën e sotme në Hagë. Mediat e huaja raportojnë se ndërtesa e parlamentit holandez është evakuuar për, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes me një ekip piroteknikës për të hetuar rastin. Pas hetimeve në godinën ku ndodhet parlamenti kombëtar në Hagë, rezultoi se alarmi ishte i rremë.

Sipas politikanit Geert Wilders, tha se ndërtesa u evakuua, nga frika e një bombe të rreme.

“Një paketë me një arush pelushi dhe tela drejtuar në mua u dorëzua në dhomën e postës së parlamentit”, ka shkruar Wilders në një postim në Twitter.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb