Të paktën 22 persona  kanë humbur jetën  dhe tre të tjerë janë plagosur  nga zjarri që shpërtheu në një restorant në rajonin Liaoning në veri të Kinës.

Arsyeja e zjarrit nuk dihet ende, ndërkohë theksohet se vazhdon hetimi lidhur me ngjarjen.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dha udhëzim për trajtimin e të plagosurve sa më shpejt të jetë e mundur, sigurimin e mbështetjes së nevojshme për familjet e 22 personave që humbën jetën dhe zbardhjen sa më parë të shkakut të zjarrit si dhe ndëshkimin e përgjegjësve sipas ligjit.

Rrjedhjet e gazit shkaktuan të paktën dy shpërthime të profilit të lartë në zona banimi vitin e kaluar, me një shpërthim në një restorant në provincën veriore Hebei të Kinës që vrau dy persona dhe plagosi 26 të tjerë .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: