Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një prej mjeteve ka përfunduar në një dyqan. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin ‘Republika’.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident u përfshinë dy mjete, ku si pasojë e përplasjes me njëri-tjetrën, njëri prej tyre devijoi duke u përplasur me fasadën e një dyqani. Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale (dy mjetet dhe dyqani).

Ndërkohë kjo përplasje ka shkaktuar panik të qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve që ndodhen në këtë bulevard. Policia, e cila aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: