TIRANE– Një makinë është djegur në ecje mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut në Tiranë. Makina është djegur plotësisht gjatë ecjes dhe shkak dyshohet një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht drejtuesi F.P ka arritur të zbresë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime. Balkanweb ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.
makina ne flake
Njoftimi i polcisë:
Më datë 12.05.2018, rreth orës 10:10, në segmentin rrugor Sauk-rrethrrotullimi Tegut, mjeti me targë AA 542 SN, me drejtues shtetasi F. P., ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ku për pasojë mjeti është djegur plotësisht. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.
makina ne flake3
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: