TIRANË

Ka marrë flakë linja e tensionit të mesëm pranë një shkolle 9-vjeçare në Tiranë, duke shkaktuar panik te nxënësit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ahmet Gashi”, në Laprakë.

Për efekt sigurie, ka nisur evakuimi i nxënësve për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Ndërkohë, policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 17.01.2022, rreth orës 11:00, në Laprakë, jashtë rrethimit të shkollës “Ahmet Gashi”, në një shtyllë tensioni, ka pasur shkëndijë elektrike, ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e OSHEE-së, të cilat po merren me riparimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: