Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një sinagogë në periferi të Dallasit në Teksas. Një person ka marrë peng 4 besimtarë, ndërsa ngjarja përfundoi me vdekjen e agresorit.

Gjithçka përfundoi pas 10 orësh përplasje me policinë, ndërkohë 4 personat që u morën peng, u arritën të shpëtohen pa marrë lëndime pas negociatave të FBI-së me pengmarrësin.

Shpërthime dhe të shtëna armësh u dëgjuan para se të përfundonte incidenti, ndërkohë kur policia ndërhyri, autori u gjet i vdekur. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ndodhi vdekja e tij apo dhe identiteti i pengmarrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: