Një autobus turistik është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në Rrugën e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Repsit, ndërsa nga flakët e mëdha mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Nga të dhënat, raportohet se zjarri nuk ka lënë persona të lënduar, pasi pasagjerët kanë mundur të zbresin me shpejtësi.

Mësohet se autobusi i djegur ka qenë i linjës Kosovë-Shqipëri, ndërsa shkak dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin elektrik. Ai ka qenë i mbushur me turistë, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Shqipëria drejt Kosovës.

“BalkanWeb” sjell pamjet e mjetit të përfshirë nga flakët e mëdha dh tymi i zi, ndërsa raportohet se ngjarja ka shkaktuar trafik të rënduar në “Rrugën e Kombit”.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb