Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA. Një nxënës në Shkollën e Mesme, Waston Chapel, në Pine Bulf, ka qëlluar me armë zjarri në mes të shkollës, ku si pasojë është lënduar një nxënës.

Incidenti ndodhi pikërisht në ditën e parë të shkollës, pasi godina arsimore ishte e mbyllur prej muajsh për shkak të pandemisë së COVID-19. Autoritetet kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka sqaruar se situata është nën kontroll.

“Ky mund të konsiderohet si një incident i izoluar, pasi të gjithë nxënësit janë të sigurt. Prindi i nxënësit që është lënduar është njoftuar se i mituri është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbrojtësit e rendit ndodhen në ambientet e shkollës dhe nuk po lejon asnjë të futet në të, deri sa të marrë provat e mjaftueshme për atë që ndodhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb