Të paktën tre persona janë vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në një dyqan armësh në Luizana të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, autoritetet lokale thanë se një qitës amator hapi zjarr duke goditur dy persona.

Pas këtij akti, personat e tjerë që ndodheshin në dyqanin e armëve nisën të qëllonin në drejtim të burrit.

Dy personat dhe qitësi amator ndërruan jetë në vend, ndërsa identifikimi i tyre ende nuk është zbuluar.

Zyrtarët thonë se hetimet janë duke vijuar për të zbuluar dinamikën e plotë të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb