Chelsea po luan në Londër takimin e vlefshëm për javën e 22-të të “Premier Ligës”, ku aktualisht po fiton 1-0 kundër Hull City. Pavarësisht rezultatit, loja ka krijuar një ngjarje që i kapërcen kufijtë e futbollit.

Një përplasje mes dy lojtarësh ka mbajtur në ankth për më shumë se 5-së minuta të dy palët e tifozërive. Gjatë një dyluftimi, mbrojtëssi i Chelsea, Gery Cahill është përplasur kokë më kokë me mesfushorin e Hull City, Mason, i cili është shtrirë pa ndjenja në tokë.

Kjo situatë ka krijuar panik dhe heshtja totale ka pushtuar stadiumin. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së stafit të mjekëve, pas disa minutash Mason është përmendur, ku më pas është larguar me barelë nga fusha e lojës duke marrë të gjitha duartrokitjet e “Stamford Bridge”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb