Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë transmetimit live të një emisioni sportiv në kanalin ESPN në Kolumbi.

Teksa ishin live, një ekran gjigant u shkëput prej murit duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar.

Goditja ishte e fortë duke ia përplasur atij kokën në tavolinë, ndërsa moderatori u kap papritur duke mos ditur si të reagojë.

Menjëherë, gazetari u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shikoni pamjet, sesi gazetari goditet nga televizioni gjigand dhe zë në befasi personat e tjerë në studio.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb