Një ngjarje e rëndë sapo ka në zonën e Alliasit, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një 64-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Siç raporton gazetarja Bezat, 64-vjeçari ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i varur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.07.2021, rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, është hedhur nga lartësia shtetasi Z. B., rreth 64 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb