Sonte rreth orës 21.00, një mjet lundrues me flamur shqiptar me 4 persona në bord njoftoi se ishte çarë.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se mjeti i çarë ndodhej në afërsi të Shpellës të Haxhi Alisë. Jeta e 4 personave në bord u rrezikua.

Kapiteneria e Vlorës në koordinim me kapitenerinë  Qëndrore koordinuan një operacion për shpëtimin e personave . Pas ndërhyrjes së policisë kufitare u arrit që të shpëtoheshin si mjeti po ashtu edhe personat që gjendeshin në të brënda një kohe shumë të shkurtër nga marrja e njoftimit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: