ELBASAN- Një incident ka ndodhur pak minuta pas mbarimit të takimit të kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Belsh. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se një punonjës i gardës është rrëzuar aksidentalisht duke pësuar lëndime.

Punonjësi i gardës ra nga një lartësi rreth 2 metër në afërsi të podiumit. Të pranishmit kanë dëgjuar një zhurmë të fortë, teksa më pas kanë parë efektivin përtokë. Ai u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore në Belsh fillimisht por më pas u dërgua në Qendrën Spitalore të Traumës por nuk dihen ende detaje për gjendjen e tij shëndetësore.

“BalkanWeb” sjell momentet e para pas ngjarjes, ndërsa vihet re kaos e shqetësim tek të pranishmit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb