FRANCË
Parisi pritet të vendoset në karantinë 1 mujore, pasi autoritetet janë të shqetësuar për një valë të tretë të pandemisë.

Rreth 21 milionë njerëz në 16 zona të Francës, do të vendosen në karantinë nga mesnata e kësaj të premteje.

BBC shkruan se këto masa nuk priten të jenë të rrepta si në të kaluarën. Gjatë 24 orëve të fundit, Franca ka regjistruar 35 mijë infektime të reja, e kjo ka bërë autoritetet të mendojnë që vala e tretë mund të jetë fare pranë.

Situata paraqitet shqetësuese më së shumti në Paris, ku plot 1200 persona ndodhen në njësinë e kujdesit intensive, më shumë se sa vala e dytë që ndodhi në nëntor, u shpreh Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.

Sipas mediave, bizneset jo thelbësore do të mbyllen, ndërsa shkollat do të qëndrojnë ende të hapura. Risia është që njerëzit do të lejohen të udhëtojnë brenda 10 km, në largësi nga shtëpie e tyre, por nuk do të lejohen të udhëtojnë në qytete të tjera të vendit pa ndonjë arsye specifike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb