Ndryshe nga çfarë është situata në gjithë Shqipërinë me frikën dhe panikun nga koronavirusi, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka vendosur të motivojë qytetarët këtë mëngjes të 10 marsit.

Në këtë fillim pranvere Meta ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook një foto me lule dhe në këtë kohë të kthjellët me diell.

”Lulet po shtohen, pranvera nuk ndalet”- thotë Meta ndoshta duke nënkuptuar edhe atë që ai e ka quajtur ”Pranvera Kuqezi” për një luftë kundër grushtit të shtetit siç e quan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb