Antonio Conte, trajneri aktual i Tottenham, protagonist absolut me Inter, një vit më parë, është shpallur fituesi i “Pankinës së artë” për sezonin 2020/21.

Conte fitoi çmimin e trajnerit të vitit me 20 vota, një më shumë se rivali i tij, Stefano Pioli, trajneri i Milan. Në vendin e tretë u rendit Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalanta-s.

Conte
Conte

Për Conten kjo është hera e 6-të që vlerësohet me çmime të tilla, përveç katër “pankinave të arta” në Itali, Conte është vlerësuar me çmim special edhe dy herë në Premier League gjatë kohës kur drejtonte Chelsea.

“Pankina e argjendtë” për këtë vit në Itali i shkoi Alessio Dionisi i cili ngjiti Empolin në elitë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb