Brazili largoi trajnerin Tite pas dështimit në Botërorin e Katarit dhe është në kërkim të një tekniku tjetër, i aftë të nisë një seri suksesesh te kombëtarja. Një nga emrat që përflitet që mund të ulet në pankinën e “Selecciaos” është numri një i stolit të Real Madrid, Carlo Ancelotti. Rreth kësaj teme ka folur portieri i Manchester City, Ederson.

“Ancelotti është një trajner i jashtëzakonshëm, të gjithë lojtarët e pëlqejnë. Ai ka një karrierë fituese, vetëm shikoni CV e tij. Po diskutoja me Casemiro, Vinicius, Militao, ka një shans të madh që ai të vijë.

Së shpejti do ta dimë nëse do të jetë këtu apo jo. Shpresoj të kemi një trajner të ri së shpejti, edhe unë e perceptoj këtë ndjenjë pritshmërie, sepse ka shumë spekulime. Do të jetë trajner brazilian apo i huaj? Edhe ne po e përjetojmë këtë fazë ankthi” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: