Fitorja kundër Genoa duhet të qetësonte pankinën e Marco Giampalo, por në të vërtetë nuk është aspak kështu dhe tekniku rrezikon shkarkimin nga Milani. Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, është vetëm çështje kohe, që aventura e tij në drejtim të skuadrës kuqezi të përfundojë pas vetëm shtatë javëve të para të Serie A. Kundër Giampaolo janë shifrat. Milan renditet në vendin e 13-të me vetëm nëntë pikë.

Sky Non Solo Giampaolo Rischia Anche La Dirigenza Gattuso Attende
Sky Non Solo Giampaolo Rischia Anche La Dirigenza Gattuso Attende

Një situatë shumë larg pritshmërive të klubit kuqezi, që nuk është aspak i kënaqur me rezultatet dhe paraqitjet e ekipit. Po ashtu, tekniku është në akuzë se nuk po ndjek stradegjinë e kërkuar nga klubi, duke mos aktivizuar lojtarët e transferuar në merkaton e verës. Të gjithë drejtuesit me në krye Zvonimir Boban janë në të njëjtën mëndje: Giampaolo duhet të largohet. Por vetëm Paolo Maldini ka një tjetër ide dhe kërkon t’i japë më shumë kohë trajnerit.

19374320 0 Image A 76 1570402451594
19374320 0 Image A 76 1570402451594

I vetëm, ish-kapiteni kuqezi e ka të vështirë të rezistojë, ndërsa në mediat italiane kanë nisur të dalin emrat e zëvendësuesit të tij. Nuk gjejnë konfirmime zërat për rikthimine Genaro gattuso, ndërsa Luciano Spalletti është në krye të listës. Një tjetër kandidat potencial për të marrë drejtimin e Milanit është edhe Rudi Garcia.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb