Eksperti i ekonomisë Pano Soko i ftuar në emisionin “Të pakespozuarit” në “News 24” tha se në koncesione bëhet pastrim parash. Soko shpjegoi gjithë skemën si bëhet sipas tij grabitja dhe pastrimi i lekëve.

Ne i klasifikojmë si koncesione, por janë në të vërtetë tendera. Por duke qenë se janë tendera të shtrira në kohë, atëherë kanë gjetur këtë formatin për partneritete të kompanive private. Kompania ka shkuar me një projekt te qeveria, e kompania i ka thënë më duhen 140 milionë euro.

Kompania merr gjysmën e parave kredi. Do marrë 70 milionë euro kredi. Por kompania nuk ka buxhet, nuk ka para dhe këtu qëndron problemi. Në lojë do të futen 70 milionë euro, ndërsa 70 nuk preken. E gjitha bëhet për vjedhje parash. Është skemë grabitjeje dhe pastrim paraje. Nga 10 lekë, 1 shkon për rrugën, të tjerat nuk dihen”, tha Pano Soko, ekspert ekonomie.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb