LEZHË- Reshjet e dëborës si rrallë herë kanë mbuluar bregdetin e Shëngjinit. E gjithë shëtitorja buzë detit, rrugët e qytetit e mali janë zbardhur nga bora.

Shengjin bora (2)

“BalkanWeb” ka siguruar pamjet nga mëngjesi i sotëm në Shëngjin, që ofroi një panoramë magjepsëse si kurrë më parë. Sipas qytetarëve ka rënë rreth 10 cm borë. Mes detit, malit e qiellit një sintoni e përkryer e natyrës që habit me kapriçot e saj por gëzon shumëkënd me këto reshje bore në bregdet.

Shengjin bora (1)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: