Finalja e Conference League në Tiranë solli një risi absolute edhe për mediat shqiptare. Gazeta më e madhe sportive në vend “Panorama Sport” dhe e përditshmja italiane “Corriere dello Sport”, erdhën me një bashkëpunim unik, një shkrirje mes dy të përditshmeve për të sjellë për tifozët shqiptarë dhe ata italianë, gjithçka prodhoi kjo finale, para dhe pas.

Panorama
Panorama

Edhe këtë të enjte, dy gazetat sollën një prodhim të përbashkët ku tifozët, shqiptarë dhe ata italianë, kanë mundësi për të lexuar gjithçka, për tu informuar mbi detajet që prodhoi kjo finale historike për Tiranën, e veçantë edhe për italianët pasi një ekip i tyre u rikthye te suksesi në Evropë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb