Ish-presidenti Bujar Nishani, ka reaguar pas lajmit se trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi kishte depozituar padinë e re kundër tij dhe se i kishte gjetur adresën e shtëpisë, të cilën ia ka vënë në dispozicion gjykatës duke i çuar avokatët e tij për të rinisur sa më parë procesin.

Nishani shkruan se ai adresën e ka dorëzuar nga avokatët e tij që në nisje të procesit, nërsa pyet “A është një shpifje kjo?”.

Panucci ka paditur ish-presidentin Nishani për cënim të imazhit dhe personalitetit, duke i kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim.

POSTIMI I NISHANIT
Top-Channel paska shpërndarë një “lajm të rëndësishëm”. ?
Adresën time miq, nuk e gjetën as avoketërit e Panuçit dhe as avoketërit e Top-it.
Zyra ime avokatore e depozitoi sapo u kërkua.
A është një shpifje kjo ? ?✌️

Nishani
Nishani

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb