Trajneri i Kombëtares shqiptare Cristian Panucci kërkon 100 mijë euro dëmshpërblim nga ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Panucci paditi ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin disa ditë më parë, i cili e quajti trajnerin “sharlatan” pas humbjes që Shqipëria mori nga Kosova. Por padia e parë u cilësua si jo e rregullt nga Gjykata dhe nuk u pranua.

Por sot tekniku i kuqezinjve i ka paraqitur një padi të re Gjykatës, të cilën gjyqtarja Anila Karanxha e ka konstatuar të rregullt dhe i ka bërë thirrje palës së paditur që të përgatisë mbrojtjen .

Në përfundim të mbledhjes së të gjitha provave dhe argumenteve do të zhvillohet dhe seanca gjyqësore që do të caktohet nga gjyqtarja Anila Karanxha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb