Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, në një intervistë të dhënë për “II Romanista”, ka folur për Romën e sezonit të ri. Ish-mbrojtësi i kësaj skuadre është shprehur se problemi kryesor i verdhekuqve është mungesa e një stadiumi, pasi sipas tij çdo skuadër e madhe ka.

“Këtë vit pres një Romë më të mirë, pas 1 viti pune nga Di Francesco. Është e vërtetë që në ‘Champions’ do të jetë më e vështirë pasi duke patur parasysh qarkullimin e topit 5-6 skuadra janë më të mira.”

Trajneri i Shqipërisë pyetet më pas se çfarë duhet të bëjë Roma për të ngushtuar diferencat me skuadrat më të mëdha.

“Stadiumin.”-Përgjigjet fillimisht italiani. “Kjo është mënyra e vetme. Kur Roma të ketë impiantin e vet do të jetë kënaqësi. Nuk është një problem i vetëm këtij klubi, por i futbollit italian në përgjithësi. Kemi stadiume që na bëjnë të qeshim, vetëm Juventusi mes klubeve më të mira e ka atë dhe po fiton.”

Vetëm stadiumi do t’i ngushtonte diferencat?

“Jo, por impianti në pronësinë e saj është një faktor me rëndësi të madhe. Madje edhe Federata Shqiptare po ndërton stadiumin e saj. Si është e mundur që në Itali ka kaq shumë vështirësi?” –thotë Panucci në fund rreth këtij problemi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb