Kombëtarja e Shqipërisë nisi përgatitjet në prag të dy ndeshjeve të para në eliminatoret e Euro 2020 kundër Turqisë dhe Andorrës, por dita e parë e grumbullimit nuk ka qenë e qetë për Kristian Panuçin. Trajneri i skuadrës kuqezi është detyryar të bëjë ndryshime në listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për këto sfida. Pas lënies jashtë të Tomas Strakoshës, me përfaqësuesen është ftuar portieri i Laçit, Gentian Selmani.

Kombetarja Stervitje
Kombetarja Stervitje

Po ashtu, nga grumbullimi për shkak dëmtimesh janë larguar që në ditën e parë, Andi Lila dhe Egzon Binaku. Për të zëvendësuar këto dy lojtarë, Panuçi ka thirrur Keidi Bare dhe Ylber Ramadani. Po ashtu, me skuadrën është bashkuar edhe Kastriot Dermaku, pasi trajneri kërkon të ketë sa më shumë zgjedhje në mbrojtje.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb