Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Kristian Panuçi, ka dhënë një prononcim për “Corriere Dello Sport”, ku ka treguar të vërtetën e zërave që e shikonin në krye të stolit të Romës. “Roma nuk më ka kontaktuar kurrë. Kam dëgjuar zëra nga ana e drejtuesve, por asnjë telefonatë. Ranieri? është zgjedhja e duhur. E njeh ambientin, do të jetë si një doktor i mirë për Romën”.

Kështu, në horizonin e Panuçit mbetet Kombëtarja e Shqipërisë. “Jam shumë i lumtur, kam një kontratë deri në fund të nëntorit me një federatë shumë serioze, më pas nuk e di”, thotë Panuçi, që e mbyll deklaratën e tij. “Kam zgjedhur gjithnjë me të parën, pa bërë llogari. është një punë që më pëlqen shumë. Tani jam i përqëndruar te kualifikimet e vlefshme për europianin, të tjerat pak rëndësi kanë”.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb