TIRANE

Pas fitores në miqësoren me Uellsin me rezultatin 1-0, trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi deklaroi për Super Sport se skuadra gjeti shpirtin dhe duhet të vazhdohet përpara.

Më në fund një fitore, pavarësisht se nuk kishte shumë rëndësi për rezultatet, por për shpirtin e skuadrës. Djemtë nëse duan, arrijnë të reagojnë.

Më në fund, po, është fjala e duhur. Skuadra gjeti shpirtin e duhur, dhe arrin në një fitore. Më në fund skuadra arriti të fitonte, vuajtëm, por në fund arritëm fitore. Edhe pse, Uellsi kërkoi që të na barazonte, si çdo skuadër që hyn për fitore. Por, kjo nuk do të thotë që ndalojmë me kaq. Do përgatitemi, të vazhdojmë përpara për kualifikimin në Europian.

Si ka qenë fryma e grupit gjatë këtyre ditëve të vështira?

Jemi ballafaquar, kemi folur, arritëm të gjejmë pikat ku gabuam, dhe arritëm të vazhdojmë përpara në fitore.

Marsi, është i largët apo i afërt?

Për të arritur për të rikuperuar ndonjë lojtar, shpresoj që të jetë sa më larg.

A ishte përgjigje e lojtarëve nëse e duan trajnerin?

Unë di që djemtë i kam pas krahëve, i kam me vete. Nëse do e dija që nuk do ishin me mua, do largohesha.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb