Nga: ZONJA VJOLLCA
2 panxhar
150 gr mocarela
½ shegë
2 lgj fistik
1 filxhan gjethe borziloku
1 qepë e njomë
1 luge gjelle uthull
4 luge gjelle vaj ulliri

Ziejmë panxharin për 30 minuta, më pas e lemë të ftohet dhe e presim në feta rrumbullake. Gjithashtu dhe mocarelën e presim në feta.
Në një enë vendosim 1 lugë fistik të coptuar, 1 filxhan me gjethe borziloku, 1 luge gjelle uthull, 4 Luge gjelle vaj ulliri dhe i kalojmë në blender duke formuar një salcë (pesto).
Shtrojmë fetat e panxharit në një pjatancë, mbi çdo fetë panxhari vendosim një nga një fetat e mocarelës. Mbi mocarelën vendosim nga një majë luge nga pesto që përgatitëm. Presim në shirita të hollë pak qepë dhe e shpërndajmë mbi sallatë së bashku me kokrrat e shegës dhe me pak fistik.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb