Tani nuk ka më dyshime, Paolo Tramezzani nuk do të jetë më numri 2 i stafit teknik të kombëtares shqiptare. Krahu i djathtë i trajnerit Gianni De Biasi do të largohet nga kombëtarja shqiptare.

Ai do të jetë trajneri i ri i skuadrës zvicerane Luganos, pas largimit nga ky post i një tjetër italiani, Andrea Manzo, konfirmon Corriere Dello Sport. Skuadra e Luganos nën drejtimin e Manzo-s kishte arritur vetëm 18 pikë në 18 ndeshje të luajtura.

Tramezzani ishte zv/trajner dhe drejtor teknik i kombëtares kuqezi. Vetëm pak ditë më parë ai deklaroi se kërkon që karrierën e tij ta vazhdojë si trajner i parë i një klubi. Ndonëse FSHF e shihte si pasardhësi i De Biazit në stolin e Kombëtares pasi ky i fundit të largohet, ofertat nuk munguan për të.

Sipas televizionit Rsi, Tramezzani ishte vetëm një hap larg firmës për stolin e Luganos eerën e kaluar, që kur klubi ishte në kërkim të një zëvendësuesi për Zeman.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb