VATIKAN- Papa Françesku ka reaguar pas sulmit me armë të dyshuar kimike në Douma të Sirisë nga regjimi i Assad, ku humbën jetën 60 persona si dhe u plagosën mbi 200 të tjerë, mes të cilëve edhe fëmijë.

Papa Françesku e dënoi fuqishëm sulmin duke e cilësuar si përdorim të pajustifikueshëm të ‘instrumenteve të shfarosjes’.

“Lajme të tmerrshme të bombardimeve vijnë nga Siria me dhjetëra viktima, nga të cilat shumë janë gra dhe fëmijë. Lutemi për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjet që vuajnë”, tha Papa.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të zgjedhin rrugën e negociatave, si mënyrë e vetme për arritjen e paqes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: