*Papa: “Pranoni me gëzim kryqin e sëmundjes ashtu si Wojtyla”

“Papa Francesco ka një tumor në kokë”. Ky lajm është përhapur me shpejtësi në mbarë mediat italiane e ndërkombëtare pasi e ka publikuar fillimisht e përditshmja italiane, ‘Quotidiano Nazionale’.

Zëdhënësi i Vatikanit e përgënjeshtron menjëherë këtë lajm, por gazeta insiston se është e sigurt për burimin.

Sipas gazetës “Quotidiano Nazionale”, që i referohet diagnozës pas një kontrolli mjekësor të Papës, Atit te Shenjtë i është dalluar një njollë tumorale në tru, por, specialisti japonez që e kontrolloi përjashtoi mundësinë e një ndërhyrjeje.

E përditshmja italiane thekson se bëhet fjalë për një tumor të vogël në tru, të kurueshëm, por ndërkaq vë në dukej dhe moshën e Papës, që është plot 78 vjec.

Kurse sipas gazetës “Resto del Carlino”, Papa është vizituar disa muaj më parë në klinikën “San Rossore di Barbaricina”, në qytetin e Pisa­s, ku helikopteri i Atit të Shenjtë është parë edhe nga banorët teksa ulej. Kreu i Kishës Katolike është vizituar nga profesori japonez Takanori Fukushima, ekspert në fushën e tumoreve në tru dhe aneurizmave, i cili është shprehur se Papa Françesku nuk ka nevojë për operacion.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Vatikanit, që jo vetëm ka mohuar lajmin, por ka akuzuar publikuesit për papërgjeshmëri. “Papa po i zhvillon aktivitetet e tij me intensitetin e zakonshëm dhe të lartë. Të përhapësh lajme të pabaza është një papërgjegjshmëri tepër e rëndë dhe nuk meriton aspak vëmendje”, tha zëdhënësi i Vatikanit, At Federico Lombardi, përmes një deklarate, duke përgënjeshtruar
artikullin.

Papa: “Pranoni me gëzim kryqin e sëmundjes ashtu si Wojtyla”
Ndërkohë lajmeve në të përditshmet italiane u përgjigjet indirekt dhe vetë Papa Francesku, i cili gjatë një shërbese liturgjie theksoi: “Të dashur persona të sëmurë, mbani me gëzim kryqin e dhimbjeve ashtu si na kanë mësuar”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: