Papa Françesku është shprehur i pikëlluar nga humbja e madhe e jetëve njerëzore për shkak të tërmetit që goditi zonën e Kahramanmaras, midis Turqisë dhe Sirisë.

Gjithashtu Papa shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa uron shërim të shpejtë për të plagosurit.

Ndërkohë si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Turqinë dhe Sirinë janë raportuar mbi 1500 viktima dhe mijëra të plagosur. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për shkak se shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Më herët BE njoftoi se ka nisur drejt Turqisë mbi 10 ekipe shpëtimi për t’i ardhur në ndihmë autoriteteve në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb