Papa Françesku është shprehur i bindur  se homoseksualiteti në ‘modë’ nuk është diçka  që e shqetëson, ndërsa shton se në mënyrë kategorike asnjë prift ‘gay’ nuk ka vend në Kishën Katolike.

Gjatë një interviste, Papa Françeku vuri në dukje se disa shoqëri po e konsiderojnë homoseksualitetin si një mënyrë jetese , duke sjellë shqetësime serioze brenda Kishës Katolike.

E përditshmja italiane Corriere della Sera, publikoi të shtunën një intervistë të Papa Françeskut.

“Në shoqëritë tona, duket se homoseksualiteti është në modë. Dhe ky mentalitet, në njëfarë mënyre, gjithashtu ndikon në jetën e kishës. Në jetën kishtare dhe priftërore, nuk ka hapësirë për këtë lloj dashurie, prandaj kisha rekomandon që njerëzit me një tendencë të tillë të mos pranohen në kler”, u shpreh ai në intervistën e dhënë për priftin misionar spanjoll, Fernando Prado.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb