Papa Francesku ka reaguar për krizën klimatike si edhe pandeminë Covid, për të cilët është shprehur se janë plagë si të një luftë botërore.

Drejtuar me një mesazh liderëve botërore në samitin G20 , nëpërmjet sekretarit të Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin, ai ka thënë se këto çështje janë të krahasueshme me ato të një konflikti global.

“Plagët e shkaktuara të njerëzimit nga pandemia Covid dhe fenomeni i ndryshimit të klimës janë të krahasueshme me ato që vijnë nga një konflikt global. Është e nevojshme që komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë prioritet zbatimin e veprimeve kolektive dhe largpamëse”, thuhet më tej në komunikim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb