MEKSIKË- Papa Françesku ka shënuar përvjetorin e dytë në krye të Selisë së Shenjtë në Vatikan. Gjatë një interviste për një televizion meksikan ai u shpreh se ka parandjenjën se do të qëndrojë në Vatikan jo edhe për shumë kohë, por vetëm për dy ose tre vite të tjera.

“Kam parandjenjën se papati im do të jetë i shkurtër”, – është shprehur Ati i Shenjtë.

“Katër ose pesë vjet do të zgjasë dhe deri më tani kanë kaluar dy vjet.  “Kam parandjenjën se Zoti më ka zgjedhur për një mision të shkurtër. Jam gjithnjë i hapur ndaj kësaj mundësie. Është një ndjesi e çuditshme”, është shprehur Papa 78 vjeçar.

Ai shtoi më tej se ka gjasa që pas 2 vjetësh të japë edhe ai dorëheqjen njësoj si paraardhësi i saj Papa Benedikti i 16-të, i cili dha dorëheqjen në vitin 2013 dhe të mos jetë në krye të Vatikanit deri në fund të jetës së tij.

 

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: