Papa Françesku u shpreh sot se ai mund t’i kuptojë shumë mirë vuajtjet me të cilat po përballen të sëmurët me COVID-19, duke qenë se iu afrua shumë afër vdekjes nga një sëmundje respiratore dekada më parë.

Papa Françesku u shtrua në një spital në Argjentinë, në gusht 1957, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Ai ishte në vitin e dytë të seminarit, 20 vjeç.

“Për muaj të tërë nuk e dija se kush isha, nëse do të jetoja apo vdisja. As mjekët nuk e dinin nëse do t’ia dilja”, kujton 83-vjeçari në një libër të ardhshëm.

“Një ditë e pyeta nënën time, duke e përqafuar, të më tregonte nëse do të vdisja. Unë e di nga përvoja se si po ndihen pacientët me COVID-19, të lidhur me një ventilator, ndërsa luftojnë për të marrë frymë”, shton ai.

Citimet janë nga “Le të ëndërrojmë: Rruga drejt një të ardhmeje më të mirë”, një libër që Papa Françesku e ka shkruar në bashkëpunim me biografin e tij anglez, Austen Ivereigh dhe që do të dalë më 1 dhjetor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb