Papa Françesku emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzin që zëvendëson Charles John Brown.

Imzot Bonazzi ka qenë më parë Nunc Apostolik në Haiti, Kubë, Lituani Estoni dhe Letoni dhe së fundmi në Kanada.

Në një letër drejtuar krerëve të Kishës në Shqipëri, Bonazzi thotë se nuk e kjo ishte një dhuratë e papritur për të nga Papa dhe nuk e fsheh që po vjen me gëzim në Shqipëri.

 

NJOFTIMI ZYRTAR

Komunikim mbi Emërimin e Nuncit të Ri Apostolik në Shqipëri.

Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në përkujtimin Liturgjik të Virgjërës Maritë Loretos, ka emëruar për Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci), deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada.

Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948.

Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i   diplomuar   në   Shkencat   e   Edukimit.   Me   dt.   25   mars   të   vitit   1980   ka  hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë PërfaqësiveDiplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti më 19 qershor të vitit 1999, në Kubë më 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni më 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni më 25 mars 2009.

Dhe, në fund, Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.Fjalët e para që Sh. T., Nunci i ri Apostolik u ka dërguar të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij, janë këto: “… Nuk e fsheh: vij me gëzim në  Shqipëri, mirënjohës Zotit  që përmes   Papa Françeskut më  bën  këtë  dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë”. Edhe Barinjtë në Shqipëri, nga ana e tyre, përmes një letre, kanë shprehur mirënjohjen për Papën Françesk, për emërimin e tij, si dhe njëkohësisht i urojnë mirëseardhjen Nuncit të Ri Apostolik në Vendin tonë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb