VATIKAN-Papa Françesku i kërkoi sot presidentit rus, Vladimir Putin respektimin e plotë të marrëveshjeve të Minskut lidhur me konfliktin në lindje të Ukrainës, thuhet në një komunikatë të Vatikanit.

“Papa Françesku deklaroi se ishte i përfshirë në një përpjekje të rëndësishme dhe të sinqertë për arritjen e paqes në lindje të Ukrainës. Ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të një klime dialogu dhe që të gjitha palët të angazhoheshin për respektimin e marrëveshjeve të Minskut”, theksohet në komunikatë, pas përfundimit të takimit mes papa Françeskut dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: