Papa Francesku, në një deklaratë të tij drejtuar katolikëve, ka thënë se “interneti mund të kthehet në një burim dhune”. duke shtuar “edhe të krishterët mund të jenë pjesmarrës në këto rrjete dhune  verbale. Madje edhe në mediat katolike mund të kalohen kufijtë, tolerohen shpifjet dhe denigrimi. Format e komunikimit të shpejtë mund të jenë një faktor çorientimi”, shkruan Daily Mail.

Në disa faqe duket se është përjashtuar çdo lloj etike dhe çdo respekt për emrin e mirë të tjetrit. Kështu verifikohet një dualizëm i rrezikshëm, sepse në këta rrjete thuahen gjëra që do ishin të patolerueshme në jetën publike dhe kërkohet të kompensohen dëshirat duke shfryrë me tërbim dëshirat për hakmarrje”, shton kreu katolik.

“Është domethënës fakti që ndonjëherë, duke pretenduar se mbrohen urdhëresat, kalojmë tërësisht në anën e kundërt.

Mos thoni një dëshmi të rreme dhe të shkatërroni imazhin e tjetrit pa mëshirë,” ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: