VATIKAN– Jugu i Italisë ka qënë një shembull për mbarë botën për çështjen e pritjes së migrantëve, u shpreh sot Papa Françesku në një video mesazh, duke vlerësuar punën e rojeve bregdetare italiane, të burrave dhe grave të guximshme, njoftoi Vatikani.

“Dua të falenderoj përzëmërsisht anëtarët e rojeve bregdetare. Ju jeni burra dhe gra me vendosmëri të spikatur, instrument të shpresës që sjell Jezusi”, tha Jorge Bergoglio, në nderim të tyre në jug të Italisë, shpeshherë i cilësuar si vatër e mafias dhe e korrupsionit. Jugu i Italisë ka qënë një shembull për mbarë botën.

Rajoni Mezzogiorno është treguar më bujar në akomodimin e refugjatëve sesa rajone më të pasura në veri të Italisë. I tillë është rasti i ishullit Lampeduza, ku dhjetëra dhe mijëra migrantë kanë zbarkuar në brigjet italiane ku veçanërisht popullata ka treguar mirëkuptim ndaj këtij fenomeni.

Nga Vatikani, Papa ka ndezuar në mënyrë simbolike para Bazilikës së Asizit rreth 300 kilometra në veri të Romës, dritat e një peme gjigante të Krishtlindjes, e vendosur në pjesën e brendshme të një barke të vjetër që transportonte migrantë nga Tunizia drejt ishullit Lampeduza.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: