Papa Françesku ka kërkuar falje publikisht për skandalet e fundit në Romë dhe në Vatikan. Ai ka kërkuar falje para audiencës javore në Sheshin e Shën Pjetrit, por nuk ka specifikuar se për cilat skandale.

Mendohet se Papa i është referuar një prifti polak, i cili së voni është shkarkuar nga posti në Vatikan, pasi ka deklaruar se është në një marrëdhënie homoseksuale.

Zëdhënësi i Papës, Federico Lombardi, ka thënë se kreu i Selisë së Shenjtë nuk i është referuar dorëheqjes së kryetarit të Romës.

Ati Lombardi u ka thënë gazetarëve se kërkimfalja e Papës është “e gjerë dhe e përgjithshme”, por nuk iu referohet situatave politike, që përfshijnë kryetarin Ignazio Marino, i cili ka dhënë dorëheqje këtë javë, për shkak të një skandali me shpenzime.

Lombardi ka thënë se Papa u është referuar skandaleve, për të cilat njerëzit e Kishës kanë përgjegjësi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: