SHBA- Papa Françesku ka thënë se komuniteti imigrant i Amerikës nuk duhet të dekurajohet nga vështirësitë, por të jetë i përgjegjshëm. Papa ka mbajtur një fjalim për lirinë fetare dhe migracionin përpara 40,000 njerëzve në Filadelfia.

Ai ka thënë se imigrantët duhet të jenë krenarë për trashëgiminë e tyre dhe të mos turpërohen kurrë nga traditat e tyre.

Papa ka thënë se amerikanët duhet të shmangin përsëritjen e gabimeve të kaluara dhe se njerëzit e të gjitha besimeve duhet të bëhen se bashku dhe të bëjnë thirrje për respektimin dhe dinjitetin e të tjerëve.

Papa po ashtu ka thënë se liria fetare është në rrezik.

“Është e domosdoshme që ndjekësit e feve të ndryshme t’iu bashkohen zërave që bëjnë thirrje për paqe, tolerancë dhe respektim të dinjitetit dhe të drejtave të të tjerëve”, ka thënë kreu i Selisë së Shenjtë, transmeton REL.

Filadelfia është ndalesa e tij e fundit në turneun gjashtëditor në Shtetet e Bashkuara.

Papa ka qëndruar edhe në Washington dhe New York.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: