Papa Francesku shfrytëzoi meshën e Pashkëve Katolike në Vatikan për të adresuar çështjen e akteve terroriste në Europë, Papa Francesku deklaroi mbrëmjen e djeshme se disa njerëz disa njerëz përdorin emrin e Zotit për të kryer akte dhune. Këta njerëz përdhosin emrin e Zotit me akte terroriste deklaroi Papa Francesku.

Kreu i Vatikanit u ndal edhe tek kriza e emigranteve duke dënuar reagimin e Europës ndaj kësaj krize. Papa deklaroi se ishte shastisur nga indiferenca dhe ndërgjegja e fjetur e Europës për të trajtuar sic duhet këtë krizë refugjatesh. Pas rrugëtimit tradicional te kryqit përreth Koloseut të Romës, Papa Francesku kritikoi edhe shkatërrimin e pakontrolluar te mjedisit. Papa Francesku do te mbaje te dielen meshën e Pashkëve ku festohet ringjallja e Krishtimit nga vdekja.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: