Papa Françesku la Vatikanin në formë private dhe vizitoi Bazilikën e Santa Maria Maggiore për t’i drejtuar një lutje Virgjëreshës, “Salus populi Romani” në një situatë të rënduar në të cilën ndodhet Italia për shkak të koronavirusit. Dje rreth orës 4 pasdite Papa bëri një shëtitje në “Vial del Corso” më këmbë, si një pelegrinazsh dhe mbërriti në kishën “San Marcellino” për t’u lutur për “fundin e pandemisë”. Këtë e konfirmoi drejtori i dhomës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

“Me lutjen e tij, shpjegoi Bruni,- Ati i Shenjtë kërkoi fundin e pandemisë që ka goditur Italinë dhe botën, duke u lutur për shërimin e të sëmurëve, kujtuar viktimat e shumta të këtyre ditëve dhe duke kërkuar që familjarët dhe miqtë të gjejnë ngushëllim dhe prehje. Lutja e tij ishte dhe për punonjësit e shëndetësisë, mjekët, infermierët dhe ata që në këto ditë, me punën e tyre, garantojnë funksionimin e shoqërisë”. Ati i shenjtë u kthye në Vatikan rreth orës 5:30 pasdite.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb